Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Megi DOÇI pas aventurës në Champions: Kemi bërë arritje “big”, e vështirë të merresh me futboll kur vjen nga një fshat i Burrelit

Shkruar nga NEWSPORT
Megi DOÇI pas aventurës në Champions: Kemi bërë

Vllaznia e femrave bënë arritje fantastike duke shkruar me germa të arta emrin e Shqipërisë në garat europiane. Shkodranet arritën të kualifikohen në grupet e Women’s Champions League, ndërsa Megi Doçi ia doli të shënonte edhe golin e parë në këtë kometicion ndaj Real Madrid në Spanjë.

E ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” sulmuesja kueqblu tregoi emocionet e golit të shënuar ndaj “Los Blancos”.

 “Ekipi ka gati 9 vite që kualifikohet në Champsion League, që shkon në kualifikueset, sepse jemi kualifikuar tre here. Mendoj se niveli i femrave në futboll po rritet dhe këtë vit kemi bërë edhe arritjet big, që ishte kualifikimi në 16 më të mirat. Kemi shënuar gola shumë, por goli i parë ishte pjesa më e bukur i këtij kompitecioni dhe pjesa që luanin me ekipe të mëdha.

Unë e kam pasur shumë të vështirë të merrem me futboll se jam rritur në një fshat të Burrelit. Babin e kam pasur gjithmonë me vete, por më duhet të lija familjen dhe të ikja për të ndjekur ëndrrën time”, u shpreh ndër të tjera Doçi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga