Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mediat gjermane me 'këmbana alarmi': Shqipëria po na vjedh talentin

Shkruar nga NEWSPORT
Mediat gjermane me 'këmbana alarmi': Shqipëria po na vjedh

Performanca e Kombëtares shqiptare këtë vit ka qenë mjaft fantastike. Kualifikueset e mbyllura në vendin e parë dhe fitoret bindëse ndaj Polonisë e Çekisë kanë bërë që shumë talentë me origjinë shqiptare të hedhin sytë nga Shqipëria. Federata Shqiptare e Futbollit gjithashtu ka bërë punën e saj duke vëzhguar apo dërguar ftesa tek talentë të ndryshëm.

Një nga lojtarët më të përfolur është padyshim Brajan Gruda. 19-vjeçari i cili aktivizohet me ekipin e Mainz në Gjermani shihet si një nga talentët më premtues.

Ështe media e famshme gjermane “BILD” që ngre alarmin për një ‘vjedhje’ të mundshme që Shqipëria mund të bëjë. Gruda aktivizohet me të rinjtë e përfaqësueses gjermane dhe sipas “BILD” interesi i Kombëtares shqiptare dhe ideja për t’i dërguar atij ftesë, quhet si vjedhje.

“FSHF e ka kontaktuar lojtarin, por deri më tani ka qenë e kotë. Gruda do të vazhdojë duke përfaqësuar Gjermaninë U21 me të cilën ka luajtur 5 ndeshje”, shkruan e përditshmja gjermane.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga