
Tirana mbylli një sezon mes shumë vështirësive e sakrificave. Në fund nuk ia dolën të fitonin asnjë trofe, teksa humbën garën me Partizanin për titullin kampion por u mposhtën edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë nga Egnatia.
Një sezon teknikisht “dështim” por bardheblutë i dhanë tonacionin duke rivalizuar javë pas jave me Partizanin pavarësisht se kishin një ekip shumë të cunguar.
Ndihmës-trajneri i Orges Shehit, Sebino Plaku, ka postuar një foto në rrjete sociale ku shfaqet me gjithë stafin teknik të skuadrës dhe në diçiturën e fotos shkruan: “Nëse nuk mund të bësh gjëra madhështore, bëj gjëra të vogla në mënyre madhështore”.
Poll