
Michael Ngoo ka folur në një lidhje direkte për situatën që po kalon e gjithë bota për shkak të Coronavirusit.
Sulmuesi i Tiranës, deklaroi se është i mërzitur pa futboll, megjithatë është i bindur se e gjithë kjo do të kalojë shpejt. Zbuloi rutinën e përditshme, ndërsa nuk ngurroi të tregonte se nga ndryshon Egbo me Memën.
“Jam i stresuar sepse s’jam mësuar të qëndroj në shtëpi. Është e mërzitshme, pa futboll. Unë jam në Tiranë sepse janë mbyllur të gjitha fluturimet drejt Londrës.
Rutina? Zgjohem, bëj dush, luaj Play Station. Po dëgjoj shumë muzikë shqiptare. Sa i përket gjendjes fizike, kjo s’është aspak e mirë. Edhe nga ana psikologjike. Shpresojmë të kthehemi sa më parë, më mungon shumë futbolli. Duke qenë se kam eksperiencë arrij ta pranoj më mirë pjesën e qëndrimit në shtëpi se sa lojtarët e rinj.
Trajnerët? Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Egbo-në. Edhe Mema ishte një trajner shumë i mirë. Megjithatë unë s’kam shkuar mirë me të. Donte të më injektonte filozofinë e tij. Por, Egbo ka arritur të krijojë një grup kompakt. Jemi gjithë bashkë.
Titulli? Uroj që të jetë një start i mirë, nëse fitojmë titullin gjithçka do të harrohet.
Hasani apo Blloku kush të mungon më shumë? Më mungon shumë Hasani”, përfundoi ai.