
Thomas Strakosha, gardiani kuqezi i Lazios duhet të krenohet për arritjet e tij me kryeqytetasit e Serie A. 25 vjeçari, si askush tjetër deri më tani nga portierët e huaj që kanë mbajtur veshur fanellën bardhekaltër, ka vendosur një rekord të ri, plot 154 takime të zhvilluara.
Strakosha që ka një të ardhme të ndritur përpara, ka hyrë në historinë e klubit, pasi është ndër 10 portierët që ka zhvilluar më shumë ndeshje me lacialët, teksa 9 emrat sipërorë janë me origjinë italiane. Me këtë rritëm të jashtëzakonshëm, Lazio duhet të shqetësohet për ofertat në drejtim të tij, teksa ato nuk mungojnë as nga klube me emër. Në total, 25 vjeçari ka zhvilluar 120 ndeshje në Serie A, 14 në Kupën e Italisë, 2 në Superkupë dhe 18 të tjera në Europë.