Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Më lirë se sezonin e kaluar, zbulohet sa pagoi ‘MCN TV’ për të drejtën televizive

Shkruar nga NEWSPORT
Më lirë se sezonin e kaluar, zbulohet sa pagoi ‘MCN TV’

Futbolli shqiptar ka një ekran tashmë. FSHF njoftoi ditën e djeshme zyrtarish se MCN TV është fituesja e garës për të transmetuar Superioren, Final Four, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën për 3 vitet e ardhshme. Një lajm që pritej me plot interes teksa vetëm 2 ditë na ndanin nga starti i edicionit të ri.

Mbetet ende e paqartë se si do të funksionojë transmetimi i të gjitha ndeshjeve duke qenë se MCN ka vetëm një kanal aktualisht, por gazetari i mirënjohur i këtij televizioni, Gerti Çarçani ka siguruar publikun se asnjë sekond nga futbolli shqiptar nuk do të mungojë në ekran.

MCN TV ka paguar plot 1.2 milionë euro në FSHF për të fituar këtë të drejtë, sipas shtypit të shkruar, një shifër që është 10% më e ulët se ajo që u pagua në sezonin e fundit. Këto para do të ndahen në mënyrë të barabartë në klubet shqiptare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga