Arlind Ajeti është rikthyer në Kombëatre pas një viti e gjysmë. Mbrojtësi ka folur për mediet para ndeshjeve të Nations League kundër Izraelit në transfertë në 24 shtator dhe Islandës në Tiranë në 27 shtator.
“Izraeli – Janë ndeshje vendimtare dhe nuk kemi filluar stërvitjen, sapo jemi bashkuar. Kemi kohë për t’u përgatitur, do bëjmë maksimumin.
Rikthimi – Lojtarët janë të rinj, për mua s’ka rëndësi. Është kënaqësi të jesh me Kombëtaren, sa herë jam i ftuar jam i kënaqur.
E prisnit ftesën? Kam luajtur katër ndeshje të plota në Itali, nuk mund të them a e prisja ftesën. Kam objektiv të jem në ekip, unë jam gati të jem këtu dhe këtë e vendos trajneri.
Dëmtimet – Kemi lojtarë me kualitet jashtë, unë do jap maksimumin. Të zëvendësosh lojtarë të tillë është e vështirë.
Ndryshimi mes këtij ekipi dhe atij të 2016 – Mundohem të jap më të mirën, sin ë 2016. Kualiteti është i lartë, ka cilësi sepse lojtarët janë në ekipe të mëdha. Duam suksesin si në 2016.
Fati – Futbolli është edhe fat, duhet momenti dhe vendi i duhur. Fatkeqësisht kemi dëmtime dhe me këtë ekip do bëjmë më të mirën.
Dy fitore për kreun, sa janë mundësitë? Kemi kundërshtar të fortë. Të përgatisim mirë Izraelin për tri pikët, të shohim.