Para pak ditësh dëmtimi i Sensit shqetësoi jo pak trajnerin e Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini. Në kushte të tilla, tekniku duhej të gjente një zëvëndësues për Europianin dhe ai do jetë Matteo Pessina. Më në fund ka ardhur OK nga UEFA dhe Pessina do jetë pjesë e skuadrës italiane për Europianin që është në prag.
Numri një i pankinës e ka parë të arsyeshme që mes kandidatëve, të zgjedhë pikërisht mesfushorin e Atalantës. Edhe pse nuk ishte një zgjidhje e parë, në Itali kanë besim te aftësitë tij. Kjo Kombëtare është një nga favoritet për t'i shkuar deri në fund rrugëtimit.
Poll
