Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“E shqetësuar dhe e trishtuar!” Sulmuesja e ekipit iranian “gëlltit” lotët teksa flet për vendin e saj: Shpresoj të kemi lajme të mira përpara… (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
“E shqetësuar dhe e trishtuar!” Sulmuesja e ekipit iranian
Sulmuesja iraniane Sara Didar

Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë tashmë në ditën e pestë, dhe ndikimi e frika është përhapur me shpejtësi kudo.

Futbollistja iraniane Sara Didar ishte duke dhënë një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes së ekipit të saj në Kupën e Azisë kundër Australisë vendase, por ajo që u vu re ishte përpjekja e saj për të “gëlltitur” lotët teksa fliste për situatën në vendin e saj.

“Jemi të gjithë të shqetësuar dhe të trishtuar për atë që i ka ndodhur Iranit, familjeve tona në Iran dhe të dashurve tanë, por shpresoj vërtet që është shumë mirë për vendin tonë, të kemi lajme të mira përpara dhe shpresoj që vendi im të jetë fuqishëm gjallë,” është shprehur sulmuesja 21-vjeçare.

Trajnerja e ekipit, Marziyeh Jafari, tha: “Australianët iranianë këtu na mbështesin, jemi shumë të lumtur që kemi një vend ku të gjithë njerëzit janë të bashkuar dhe mbështetës, dhe ne i duam vërtet ata gjithashtu dhe do të bëjmë çmos që t’i bëjmë krenarë.” 

Ajo shtoi se lojtaret janë të gjitha shumë të shqetësuara për njerëzit që kanë lënë pas në shtëpi, por ishin duke u përpjekur për të dhënë më të mirën në fushën e lojës, teksa përqëndroheshin te ndeshja e dytë e fazës së grupeve të së enjtes në Gold Coast.

Poll

Lexo gjithashtu