
Partizani me shpalljen kampionë, sigurisht do të jetë edhe skuadra më në qendër të merkatos. Për fatin e mirë, të kuqtë kanë një grup lojtarësh të rinj dhe plot cilësi, të cilët kanë shkëlqyer këtë sezon. E syrit të shkuadrave të huaja nuk ka si t’iu shpëtonte Massanga Matondo. Kongolezi ka marrë vëmendje me paraqitjet dhe cilësitë e tij, ndërsa nga sa mësohet nga shtypi i shkruar në zyrat e Partizanit ka mbërritur edhe oferta e parë për të.
Trajneri i Hatanaspor, Volkan Demirel i ka vënë syrin Matongos ndërsa nuk ka nguruar të ofrojë 250 mijë euro për shërbimet e tij. Kongolezi ka edhe një vit kontratë me të kuqtë dhe ky konsiderohet shansi i artë për të përfituar nag shitja e tij.
Mësohet gjithashtu se 23-vjeçari kërkon transferimin në Turqi dhe u ka kërkuar drejtuesve ta mirëkuptojnë dhe të pranojnë ofertën e ardhur në drejtim të tij. Te skuadra turke paga e matondos mund të shkonte në 15 mijë euro, shumë më e lartë se në kryeqytet, por duket se të demat synojnë rinovimin dhe të përfitojnë më pas nga shitja e tij dyfishin e ofruar. Mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë mes Matondos dhe Partizanit.