Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Me fat Austria, Ronaldo nuk merr dot për dore Portugalinë

Shkruar nga NEWSPORT

[caption id="attachment_6196" align="alignleft" width="300"]penalltia e heitinger Heitinger shkakton 11-metërsh ndaj Ronaldos, minuta 78[/caption]

Sfidë ku Portugalia dominoi nga minuta e parë e deri tek e fundit me lojë, por edhe me goditje në portë, por që në fund fati ishte me austriakët, të cilët arritën që të marrin një pikë me mjaft vlera në sfidën kundër "Luzitanëve". Në pjesën e parë vlen të përmendet nga një rast për secilën skuadër, ndërsa në të dytën portugezët me Cristiano Ronaldon dominuan, fituan 11-metërsh, por që shtylla e ndali kapitenin që të kalonte skuadrën e tij në avantazh. Mandej në minutën e 85-të u kap në pozicion jashtë loje, duke bërë që goli të ishte i pavlefshëm. Kështu, sfida u mbyll me rrjeta të paprekura.

https://www.youtube.com/watch?v=rlUsnjKKQzc

 

austria afer golitPortugali - Austri 0-0

Portugalia: Rui Patrício, Pepe, Raphael Guerreiro, Ricardo Carvalho, Ronaldo, João Moutinho, Vieirinha, William Carvalho, André Gomes (Éder 83'), Nani (Rafa Silva 89'), Quaresma (João Mário 71'). Trajner: Fernando Santos

Skema: 4-4-2

Austria: Almer, Hinteregger, Fuchs, Ilsanker (Wimmer 87'),  Arnautović, Alaba (Schöpf 65'), Harnik, Baumgartlinger, Prödl, Klein, Sabitzer (Hinterseer 85'). Trajner:  Marsel Koller

Skema: 4-2-3-1

Gjyqtarë: Nicola Rizzoli, Elenito Di Liberatore, Mauro Tonolini (Itali)

Kartonë të verdhë: Quaresma 31'Pepe 40' / Harnik 47', Fuchs 60', Hinteregger 78', Schöpf 86'

Stadiumi:  "Parc des Princes", Paris

Pjesa e parë - 45-minutat e para të ndeshjes mes "Luzitanëve" dhe austriakëve janë mbyllur me rrjeta të paprekura. Skuadra të vendosura mirë në fushë, ndërsa portugezët e udhëhequr nga Ronaldo nuk arrijnë që të gjejnë rrjetën. Rastet janë si me pikatore përballë austriakëve cinikë. Në fund është Luis Nani që ndodhet pranë golit, por sfera shkon jashtë. Vetëm kaq për t'u shënuar në fraksionin e parë të takimit, ndërsa në të dytin lëvizjet e trajnerëve duket se do të jenë ato që do të vendosin rezultatin.

Pjesa e dytë - Sulmet e skuadrës portugeze janë të njëpasnjëshme, por realizimi mbetet problem për "Luzitanët" që udhëhiqen nga Cristiano Ronaldo. Minutat kalojnë, ndërsa në të 78-n është Heinteregger që shkakton 11-metërsh ndaj Ronaldos, ky i fundit ekzekuton, por sfera prek shtyllën, duke bërë që "Luzitanët" të humbin rastin më të mirë për të kaluar në avantazh. Sërish 7 minuta më vonë Ronaldo arrin që të gjejë kuadratin, por këtë herë është kapur në pozicion jashtë lojë, duke mos mundur që të 'shpërblejë' atë gabim që bëri me penalltinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga