
Egnatia ditën e djeshme ka mbyllur përgatitjet në Turqi. Rrogozhinasit zhvilluan edhe miqësoren e fundit në tokën turke, teksa u ndalën në barazim 0-0 ndaj FC Orenburg.
Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ka mbërritur në Shqipëri ku tashmë do të përqendrohet maksimalisht për Ararat Armenia që do të luajnë në Conference League më 13 korrik në orën 17:00.
Por stafi ka menduar të surprizojë lojtarët pas mbërritjes në Shqipëri. Rrogozhinasit kanë vendosur që ditën e sotme të lënë pushim lojtarët për t’u rikthyer më pas ditën e nesërme sërish në fushën e blertë, ndërsa do të vazhdojnë stërvitjen në “Egnatia Arena”.
Poll