
Vllaznia ka arritur që në 5 javë të zhvilluara deri tani të grumbullojë 8 pikë dhe të ndodhet në zonën “Final-Four”. Pavarësisht kësaj Migen Memelli për shkak të dëmtimeve të lojtarëve nukk e ka pasur asnjë javë skuadrën e plotë.
Janë plot 5 futbollistë që kanë përfunduar në infermieri. Hakaj, Juric dhe Bruno ndodhen prej ditësh të dëmtuar, teksa pas sfidës me Teutën janë shtuar edhe Asani dhe Qarri. Duket se makthi më i madh i kuqebluve në këtë sezon janë dëmtimet, të cilët ndikojnë edhe në performancën e skuadrës.
Memellit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të “kryqëzojë” gishtat që lojtarët të rikthehen sa më shpejt në fushë e lojës për të dhënë kontributin e tyre në skuadrës. Kujtojmë se Vllaznia do të luajë ndaj Egnatias në “Loro Boriçi” ditën e mërkurë duke nisur që nga ora 18:00 dhe që është i vlefshëm për javën e 6-të të Superiores.