Kukësi ka “rilindur” në javët e fundit me trajnerin Dobi teksa ka hedhur pas atë periudhën e errët të fillimit të sezonit. Ndeshja ndaj Labërisë në Kupën e Sjqipërisë, pa verilindorët të merrnin fitoren e parë dhe që atëherë nuk janë ndalur duke akumuluar edhe 3 fitore të tjera, e fundit pikërisht ndaj Labërisë në ndeshjen e kthimit.
Një nga “asetet” e Kukësit është edhe reparti i mbrojtjes i cili nuk ka pësuar as edhe një gol të vetëm në këto 4 javë të fundit. 3-0 në ndeshjen e parë me Labërinë, fitorja minimale në Laç, 2-0 me Bylisin dhe së fundmi, fitorja 2-0 ndaj Labërisë në ndeshjen e kthimit.
Trajneri Dobi duket se ka arritur t’i marrë më të mirën ekipit të tij me ndryshimin e modulit teksa tani luan me 3 mbrojtës. Mbrojtja e hekurt, i jep mundësi ekipit të luajnë me siguri në ofansivë dhe kjo gjë është vënë re pasi në 4 ndeshjet e fundit, Kukësi ka shënuar plot 7 gola, vetëm Tirana ka shënuar më shumë, 8 gola.