Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mbretërit e penalltisë, Kroacia vendos rekord me ish trajnerin e Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
Mbretërit e penalltisë, Kroacia vendos rekord me ish trajnerin e

Emocionuese ajo që ndodh në Katar, Brazili eleminohet nga Botërori. Ishte pikërisht Kroacia e ish-trajnerit të Dianmos, Zlatko Dalic që i dha një leksion të vyer se nuk kanë rëndësi emrat në fushë, por shpirti i garës.

Një shtet me më pak se 4 milionë banorë dhe me një pasion të madh për futbollin, shkruan rekord duke u “kurorëzuar” si mbreti i penalltive. Në fazën me eleminim direkt, Kroacia duke u nisur nga botërori në Rusi 2018, regjistron 6 ndeshje ku 4 nga këto i ka fituar nga “ruleta e penalltive”.

Zlatko Dalic vijon suksesin me Kroacinë, duke shkuar në gjysmëfinale për të dytin vit radhazi, ndërsa brazilianët dhanë edhe një herë një zhgënjim. Humbja do të zgjasë thatësirën e Brazilit në Kupën e Botës në 24 vjet, duke bërë serinë më të gjatë pa fitore të vendit në historinë moderne të turneut.

Deklarata: 

“Kjo është një fitore për popullin kroat. Urime djemve. Ne eliminuam favoritin më të madh. Kjo është Kroacia. Mos na nënvlerësoni kurrë, e thashë. Ky nuk është fundi ynë, le të vazhdojmë. Kjo është një fitore për Kroacinë. Të gjithë dhanë maksimumin.

Dua të përshëndes të gjithë miqtë e mi që shkruajnë për Kroacinë. Kënaquni, ju që e mbroni Kroacinë, kjo ishte për ju. Këta lojtarët e mi nuk janë normalë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga