Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ Mbledhje urgjente te Kukësi, Gjici takon Dervishin dhe trajnerin Gjoka

Shkruar nga NEWSPORT
Ekskluzive/ Mbledhje urgjente te Kukësi, Gjici takon Dervishin dhe

Barazimi dje kundër Laçit nuk është pritur mirë te Kukësi.

Edhe pse verilindorët kanë pretenduar fort për një 11-metërsh të mohuar pas ndërhyrjes së kapitenit të Laçit ndaj Pejiçit në zonë, presidenti Safet Gjici nuk ka qenë aspak i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

Vetëm një fitore në 4 ndeshjet e para të këtij sezoni duket se kanë rritur jo pak tensionin në kampin e verilindorëve. Newsport.al mëson se numri 1 i klubit verilindor, menjëherë pas ndeshjes ka kërkuar takim me Drejtorin Sportiv, Dritan Dervishin dhe trajnerin e ekipit Ernest Gjoka.

Takimi është zhvilluar në kryeqytet, ndërsa takimi ka pasur si temë kryesore ecurinë jo shumë pozitive të Kukësit në këtë fillim sezoni. Presidenti Gjici nuk ka qenë aspak i qetë, ndërsa duket se pozitat e trajnerit Gjoka janë lëkundur disi, por tashmë mbetet të mësohen të tjera detaje nga takimi i zhvilluar ditën e djeshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga