Zymer Bytyqi, Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi kur ishin pjesë e Konyaspor
Zymer Bytyqi po përjeton një sezon të pazakontë në karrierën e tij, pasi prej verës së kaluar është pa ekip. Sulmuesi u largua nga CSKA Sofia dhe deri tani nuk ka pranuar asnjë ofertë për transferim.
Pavarësisht mungesës së një klubi, vlera e tij në treg sipas "Transfermarkt" mbetet rreth 2 milionë euro. Gjatë kësaj periudhe ai është stërvitur me Viking FK për të ruajtur formën fizike.
Ky është një nga sezonet më të vështira për 29-vjeçarin e përfaqësueses së Kosovës. Edhe në vitin 2024 ai përjetoi një situatë të ngjashme, kur qëndroi rreth pesë muaj pa ekip.
Poll

