Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mbledhja e Komitetit Olimpik Mesdhetar në Shqipëri, fjalimi i Edi Ramës: Falë KOKSH, më shumë se 10 mijë të rinj marrin pjesë në lëvizjet sportive(E PLOTË)

Shkruar nga NEWSPORT
Mbledhja e Komitetit Olimpik Mesdhetar në Shqipëri, fjalimi i Edi

Për herë të parë, Komiteti Olimpik Mesdhetar zhvillon mbledhjen e Bordit Ekzekutiv në Shqipëri. Fjala e mikpritjes për anëtarët e bordit u mbajt nga kryeministri Edi Rama i cili vlerëson angazhimin e KOKSH për zhvillimin dhe implementimin e idesë së sportit tek gjenerata e re e shoqërisë shqiptare.

“Tirana është kryeqyteti europian i sportit. Falenderoj të gjithë që morën pjesë këtu dhe u tregoj se jeni të mirëpritur. Garancia jonë këtu është z.Fidel Ylli i cili është presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Në saj të tij KOKSH është në një moment zhvillimit të ri dhe po bëhet një punë shumë e mirë duke mbështetur nisma të rëndësishme për sportet, për gjeneratat e reja të cilët tashmë marrin pjesë në lëvizjet olimpike.

Aktualisht janë më shumë se 10 mijë të rinj të organizuar nëpër rrjete të tilla, në shkolla, në sportet e basketbollit e volejbollit, vajza e djem. Në vitet e ardhshme numri i disiplinave do të rritet për të siguruar që hap pas hapi çdo fëmijë të ketë mundësinë të përfshihet në aktivitete sportive. Sporti profesional është një gjë, por sporti për të gjithë është një gjë tjetër dhe sporti për gjithësecilin duhet mbështetur më shumë veçanërisht në këtë pjesë të historisë njerëzore ku fëmijët tanë përballen me rreziqe të mëdha si interneti dhe teknologjia e re”, u shpreh Rama.

Kryeministri bën një paralelizëm me Cristiano Ronaldon duke thënë se të jesh si ai virtualisht është e lehtë, por ta bësh realitet kërkon një punë të madhe.

Çfarëdo gjëje që ne mund të bëjmë për të angazhuar më shumë fëmijët jashtë ekraneve të telefonave, kompjuterave, ipad, është një gjë e cila ka shumë përfitim për shoqërinë, në të mirë të shoqërisë njerëzore. Sporti është ai i cili mund të na shpëtojë fëmijët tanë.

Është një hap i lehtë, sepse është e lehtë të jesh Cristiano Ronaldo në një hapsirë virtuale e të fitosh kundër Manchester City dhe të fitosh çmimin, por të përpiqesh të jesh Cristiano Ronaldo në jetën reale është shumë e vështirë. Përfshin zgjimin herët në mëngjes, të kuptosh çdo të thotë stërvitje. Përfshirja dhe angazhimi i fëmijëve në këto stërvitje fizike do përpjekje të mëdha dhe të arrihen rezultate është një gjë shumë e mirë”, tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë deklaron se do të ketë akoma më shumë ndihmë financiare për këto nisma që ndihmojnë në përfshirjen e fëmijëve në sport.

“Nuk është e lehte të angazhohesh në sport ashtu si në virtualitet. Ne do të bëjmë gjithnjë e më shumë përpjekje e do të vendosim gjithnjë e më shumë para sepse përfshirja e fëmijëve në sporte është po aq e rëndësishme sa ndërtimi i shkollave. Është një lloj tjetër edukimi.

Unë jam falenderues KOKSH-it dhe të gjithë juve për këtë lëvizje që është organizuar në këto lloj organizatash që japin shpresë, përvojë dhe ndihmë për të krijuar një hapsirë ku njerëzit e sporteve mësojnë nga njëri-tjetri”, mbyll Rama.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga