Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mbarojnë pushimet për Vllazninë, Qatip Osmani zbret sot skuadrën në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Mbarojnë pushimet për Vllazninë, Qatip Osmani zbret sot

Kampionati shqiptar është në pauzë për shkak të ndeshjeve të kombëtares dhe diçka e tillë është shfrytëzuar nga Vllaznia. Stafi i shkodranëve me në krye Qatip Osmanin lanë pushim ekipin për dy ditë.

Në këto kushte lojtarët kanë shfrytëzuar mundësinë të takojnë familjrarët e tyre, kjo ka të bëjë më shumë me lojtarët e huaj. Gjithsesi ditën e sotme kuqeblutë do të rikthehen në fushë për të rinisur përgatitjet për takimin e radhës.

Pushimi për shkak të ndeshjeve të kombëtareve favorizon lojtarët të cilët kanë probleme dëmtimesh dhe Osmani shpreson që rikuperimi i tyre të arrihet në kohë. Gjithashtu kjo ndihmon Hakajn dhe Gomez të arrijnë formën e tyre optimale.

Kujtojmë se aktualisht Vllaznia mban vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit me vetëm 13 pikë pas 12 ndeshjes. Shkodranët kanë arritur të shënojnë 13 gola dhe kanë pësuar 15 të tillë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga