Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mbarojnë “pushimet” për Kategorinë e Parë, luftë mes skuadrave për “Play-off” dhe “Play-out”. Mësoni sfidat e javës së 25-të

Shkruar nga NEWSPORT

Skënderbeu dhe Dinamo kanë mbyllur llogaritë me Kategorinë e Parë. Si korçarët ashtu edhe Blutë e kryeqytetit kanë siguruar ngjitjen në Superiore pas një viti mungesë, kurse Besëlidhja dhe Tërbuni kanë rënë në Kategorinë e Dytë . Por kjo nuk do të thotë se gara në këtë kategori ka përfunduar. "Ujqërit e Dëborës" kanë shansin të shpallen kampionë të Kategorisë së Parë nesë fitojnë duelin e ditës së sotme ndaj Besës së Kavajës.

Tashmë skuadrat janë në luftë me njëra-tjetër të të arritur zonën “Play –Off” dhe zonën “Play –Out’. Flamurtari nuk ia doli të siguronte ngjitjen direkt në elitë dhe tashmë do të duhet të luftojë fort për zonën “Play-Off”, teksa do të përballet në transfertë me Besëlidhjen. Interesante do të jenë sfidat mes  Tomori-Korabi dhe Apolonia-Luzi janë dy sfida direkte në zonën Play Off, ndërsa takimi Burreli-Turbina, do të jetë vendimtar në garën për mbijetesë.

Java e 25-të e Kategorisë së Parë do të luhet më 7 maj.  FSHF-ja vendosi të lërë pushim këtë fundjavën që kaloi skuadrat pasi kërkon që të mbahet hapi i Superiores për fazën “Play-Off”. Por tashmë kanë mbaruar pushimet për ekipet, të cilët do të zbresin ditën diel në fushën e lojës për të kërkuar edhe 3 pikët e kësaj jave. Të gjitha takimet do të startojnë në të njëjtën orën, 15:00.

Kujtojmë se Dinamo do të vazhdojë “pushimet” edhe këtë javë, pasi Tërbini ëhstë dënuar nga Komisioni i Disiplinës.

 SFIDAT:

[caption id="attachment_690952" align="alignnone" width="579"] Ndeshje e Kategorise se Pare[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga