
Kylian Mbappe ka mbetur jashtë skuadrës së Paris Saint Germain. Francezi nuk është ftuar për turneun parasezonal që PSG-ja do të zhvillojë në Japoni. Mësohet se në listën me 29 lojtarë nuk bënte pjesë Mbappe.
Atij i është dhënë ultimatum që në këtë verë të rinovojë ose të largohet.
Siç duket aventura e tij në Francë është mbyllur dhe tashmë pritet të shihet se ku do të jetë e ardhmja. Gjasat janë që të vijojë në Spanjë. Megjithatë kjo do të mësohet vetëm në ditët e ardhshme.
Poll