Baton Zabërgja
Baton Zabërgja është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Metalist 1925 fitoi në transfertë përballë Rukh Lviv. Sfida e vlefshme për javën e 19-të të Premier League ukrainase, përfundoi 0-3.
Ishte pikërisht ish-sulmuesi i Dinamos, ai që shënoi golin e dytë për të tijët. Zabërgja e tundi rrjetën në minutën e 26-të, teksa golin e shënuar e shoqëroi me festën e bukur me shqiponjën dykrenare.
Vlen të përmendet se ky është goli i dytë për sulmuesin e Kosovës në futbollin ukrainas.
Goli i Baton Zabërgjës
Poll
