Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Është fat ta kesh në ekip”, Iniesta i thur “elozhe” yllit të Barcelonës dhe tregon favoritin në Kupën e Botës

Shkruar nga NEWSPORT
“Është fat ta kesh në ekip”, Iniesta i thur
Andres Iniesta

Edhe pse larg skuadrës së tij të zemrës, Andres Iniesta vazhdon të ndjekë me interes zhvillimet te Barcelona. Paraqitjet e yllit të skuadrës, Lamine Yamal kanë rënë në sytë e legjendës së klubit, i cili nuk i ka ndalur vlerësimet ndaj 18-vjeçarit për formën fantastike që po kalon në sezonin aktual.

“Duket qartë që Lamine ka një talent të jashtëzakonshëm. Ka të gjithë potencialin për t’u bërë një lojtar vërtetë unik”, tha fillimisht ish-mesfushori.

Fituesi i Botërorit me Spanjën në vitin 2010, u shpreh i mahnitur për mënyrën se si Yamal ka arritur të performojë në nivele të larta, si tek katalunasit ashtu edhe në Kombëtaren spanjolle.

“Shpresoj që ai të vazhdojë të përmirësohet çdo vit. Kështu ai do të bëhet akoma më i mirë, për veten dhe klubin gjithashtu. Është privilegj dhe kënaqësi që Lamine luan për Barçën dhe Spanjën”, theksoi Iniesta.

Sa i përket Kupës së Botës që do të luhet këtë verë, për spanjollin ka vetëm një favorit.

“Sigurisht që Spanjën e shoh mes skuadrave që mund ta fitojnë. Kjo për shkak të projektit, skuadrës që kanë dhe për faktin se ata vijnë nga një trofe i fituar si Europiani. Shoh një lidhje shumë të fortë mes lojtarëve dhe stafit dhe ky është një element i çmuar”, përfundoi 41-vjeçari. 

Iniesta kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te Barcelona duke fituar tituj të rëndësishëm në Spanjë dhe Europë, ndërsa më pas u transferua në Japoni te Vissel Kobe ku luajti për 5 sezone. 

Poll

Lexo gjithashtu