Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Inter Miami “fluturon” me Messin, argjentinasi shënon golin e 899 në karrierë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Inter Miami “fluturon” me Messin, argjentinasi shënon
Lionel Messi

Inter Miami mori një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat. Skuadra e Lionel Messit triumfoi 2-1 në transfertë ndaj DC United.

Padiskutim që në këtë përballje la gjurmë edhe argjëntinasi. “Pleshti” shënoi golin e dytë për të tijtë, për t’iu dhënë edhe fitoren. Ky është goli i 3-të i Messit në këtë sezon në MLS.

Ndërkohë sa i takon në të gjithë karrierën e tij, për të goli ndaj DC United ishte i 899 në historinë e tij të futbollit.

“Ylli” argjentinas tashmë ka arritur në 80 gola me fanellën e Inter Miamit, duke e çuar totalin e golave në karrierë në 899, vetëm një gol larg shifrës historike prej 900 golash.

8 herë fituesi i “Topit të Artë”, i cili do të mbushë 39 vjeç në qershor, më herët ka realizuar 672 gola për FC Barcelona dhe 32 për Paris Saint-Germain, ndërsa ka edhe 115 gola me kombëtaren e Argjentines.

Poll

Lexo gjithashtu