Teuta
Mesfushori brazilian Higor Vidal ka njoftuar në rrjetet sociale prezantimin te ekipi i Shijiazhuang Gongfu. Skuadra bardheblu militon në ligën e dytë për nga rëndësia në Kinë.
Vidal u transferua gjatë merkatos së verës (2025-të) te Teuta, ndërsa nën drejtimin e trajnerit Enkeleid Dobi, 29-vjeçari zhvilloi 10 paraqitje, e përkthyer me vetëm 1 gol.
Higor Vidal erdhi me mjaft “bujë” te skuadra durrsake, por kurrë nuk mundi të bëjë diferencën. Sipas “Transfermarkt”, kartoni i mesfushorit të avancuar shkon deri në 400 mijë euro (para se të largohej nga Teuta, Vidal ishte më i shtrenjti te ekipi durrësak).
View this post on Instagram
Poll
