
Kylian Mbappe prite të jetë "molla" e sherrit në këtë merkato që po afron. Sulmuesi i talentuar francez është një nga synimet kryesore të Real Madrid dhe Zidane. Një interesim i tillë nuk e kënaqi PSG, të cilët u vendosën në lëvizje duke i ofruar rinovimin e kontratës Mbappe-s.
Por mesa duket PSG po has vështirësi për t'i mbushur mendjen Mbappe-s për të qëndruar. Sic raporton Marca sulmuesi francez ka në mendje vetëm Real Madrid dhe tashmë parisienët janë të mundur në garën për ta mbajtur në skuadër. "Krisjet" e para u dukën në hatërmbetjen e Mbappes me trajnerin Tuchel pasi ky i fundit e zëvendësoi.
Poll