
Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli është emri i vetëm që po qarkullon në ambientet e Federatës së Futbollit të Argjentinës. Elemenimi nga Botërori ka lëkundur pozitat e teknikut, për të cilin është thënë se me shumë mundësi do të largohet nga stoli i trajnerit.
Gjatë javës së vjen, Federata do marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e teknikut. Problemi i vetëm është fakti që Sampaoli ka një kontratë që përfundon në fund të vitit 2022. Në këto kushte, nëvse merret vendimi për të larguar këtë të fundit, tekniku përfiton jo pak po 15 milionë euro, në të kundërt vazhdon rrugëtimin me Kombëtaren e Argjentinës.
Poll