
Partizani nuk ka kohë për të humbur dhe ka nisur me përgatitjet për sfidën e ditës së premte. Demat do të përballet me Dinamon në “Elbasan Arena”, sfidë që do të startojë në orën 18:00. Një duel i rëndësishëm për të kuqtë që do të kërkojnë të rikthehen te fitorja në kampionat pas 2 barazimeve radhasi.
Ndërkohë lajm i mirë për Zoran Zekic është rikthimi i Mba-së dhe Da Silvës. Të dy lojtarët kanë zhvilluar stërvitjen e plotë me pjesën tjetër të grupit dhe në derbi pritet që të marrin minuta. Ndërkohë situata për Andi Hadrojn duket ndryshe. Lojtari ende nuk ka kaluar plotësisht dëmtimin dhe kroati “kryqëzon gishtat” që të mund të rikuperohet deri ditën e derbit. Gjithsesi shancet janë të pakta.
Megjithatë të dëmtuar vazhdojnë të jenë Sembene dhe Mensah, teksa gjendjan e tyre po shikohet nga stafi mjekësorë.