Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mazrekaj-Partizani, divorci në prag

Shkruar nga NEWSPORT
Mazrekaj-Partizani, divorci në prag

Mentor Mazrekaj, mesfushori kosovar i Partizanit mund të largohet nga të kuqtë. Lojtari po bën shumë muaj që nuk luan si shkak i një problemi muskular, por tashmë marrëdhëniet me klubin e kuq duken se janë drejt përfundimit. Drejtuesit e kuq e pezulluan kosovarin për një periudhë kohe pa afat, duke qenë se ai njihet për tipin rebel që ka dhe frekuentonte rregullisht jetën e natës.

Por përpos kësaj stafi teknik e përfshiu 27-vjeçarin në listën që iu dorëzua UEFA-s për Champions League. Ndoshta deri në këtë moment kosovari ishte në projektin e drejtuesve të kuq. Mirëpo ai është parë para disa kohësh në Kosovë, teksa kishte veshur uniformën e bardhë të kombëtares duke luajtur kalçeto.

Pra ngërçi i vërtetë në marrëdhënien mes dy palëve nuk qëndron te problemi fizik i Mazrekajt, por më tutje. Siç duket bëmat e jetës private tashmë ia kanë eklipsuar shkëlqimin e tij në fushën e blertë. Talenti që ai disponon është i padiskutueshëm, ku ka shënuar dhe i ka shërbyer për shumë kohët skuadrës së kuqe. Por kështu që si po shkojnë ngjarjet mes dy palëve, në horizont duke vetëm divorci.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga