Nëntë pikë larg vendit të dytë, ndeshje direkte me ndjekësin dhe 5 duele të mbetura. Tirana mund ta ngrejë matematikisht titullin kampion qysh në ndeshjen e radhës ndaj Kukësit, ndërsa gjasat më të mëdha janë që zyrtarizimi të vijë në 10 korrik, në derbin ndaj Partizanit.
Bardheblutë duhet të mposhtin verilindorët 3-0 në ndeshjen e radhës, pasi në tre duelet direkte kanë pësuar dy humbje (1-2, 1-3) dhe kanë fituar një herë (2-1). Golavaraszhi 6-4 në favor të Kukësit mund të bëjë që festa të shtyhet në derbin me Partizanin, duke i kthyer kështu “reston” të kuqve, si një shenjë hakmarrje për sezonin e shkuar.
Nëse Tirana fiton me diferencë 3 golash ndeshjen e javës së 32, atëherë diferenca prej 12 pikësh dhe ndeshjet direkte me ndjekësit e Kukësit, do bënin që kryeqytetasit t’i shtonin edhe një tjetër trofe muzeut të tyre, qysh të hënën e javës tjetër. Duke parë formën sportive të verilndorëve dhe rivalitetin mes tyre, gjasat janë që trofeu të zyrtarizohet matematikisht në ndeshjen derbi ndaj Partizanit.