
Java e 21-të e Kategorisë Superiore do të mbyllet me takimin Skënderbeu-Laçi. Ndeshje e cila do të luhet në Korçë në orën 18:00. Ky takim i është besuar arbitrit Olsi Sokoli i cili u kontestua për sfidën e javës së kaluar midis Flamurtarit dhe Kukësit, për golin e anulluar të Pollozhanit me rroveshatë.
FSHF-ja ka vendosur t'i besojë një tjetër ndeshje të rëndësishme si ajo e sotme në Korçë. Ndihmësit e tij në këtë ndeshje do të jenë Nertil Bregasi dhe Astrit Mahmuti.
Poll