
Teuta dhe Kukësi përfundoi me fitoren minimale të durrsakëve që marrin tre pikë shumë të vyera duke hedhur një hap të madh për mbijetesën ndërsa ka mundësinë të shoh edhe lart për Kupat e Europës. Pas ndeshjes, për mikrofonat e Oversport, foli trajneri i Teutës, Edi Martini.
Fitorja më gëzon jashtëzakonisht shumë, kishim lojtarë të dëmtuar dhe ngarkesë të madhe, ato që luajtën e justifikuan mjaft mirë dhe i komplimentoj për fitoren. Ndeshja me Tiranën është shumë e fortë.
Nuk bëj plane larg kështu që është herët për të folur. Ska nevojë për gjyq, ne kishim lojtarë që mungonin dhe sakrifikuam por preferova të luaj me 4 duke parë edhe kundërshtarin. Në krahun e majtë vuajtëm pak pasi lamë Ndrecën të dilte para. Lojtarët tanë ishin shumë të lodhur dhe në fund vuajtëm shumë.
Një humbje të ul aty ku nuk e mendon ndërsa një fitore të ngre shumë lart, ne duhet të jemi të kujdesshëm të mos mendojmë për shumë larg. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm të mos shohim shumë përpara dhe as mbrapa.
Gruda? Gjendja e mirë e tij bëri që të luaja me katër, mund të jetë sulmuesi më i shpejtë në Shqipëri, duhet të punojë pak më tepër pasi mund të eci shumë përpara, ka veti që rrallë futbollistë i kanë.