
Incidentet shpërthyen të martën pasdite para ndeshjes Ukrainë-Poloni në afërsi të stadiumit ‘Velodrome’ në Marsejë, ku policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe ka bërë disa arrestime. Këto incidente ndodhën sheshin ‘Prado’, në afërsi të stadiumit ku ishte mbushurme tifozët polakë, të cilët kanë ardhur me shumicë në Marsejë të martën.
Katër persona janë arrestuar në fillim të pasdites, pas incidentit të shkurtër në afërsi të portit të vjetër. "Nuk ishte një përleshje të vogël, policia ndërhyri menjëherë dhe bëri katër arrestime", bëjnë me dije autoritetet franceze.
https://www.youtube.com/watch?v=LGkPl4x4EH0
Një mijë policë u vendosën në qytet për të garantuar sigurinë e kësaj ndeshjeje për shkak të rreziqeve të përsëritjes së huliganizmit, të tilla si dhuna gjatë takimit Angli -Rusi që u luajt dhjetë ditë më parë në Marseille. Departamenti i policisë ka kërkuar UEFA-s që të jetë "edhe më shumë vigjilent për kërkimet për raste të tilla" në mënyrë që të parandalohet dhuna para se tifozët të jenë futur në stadium. Nga incidentet e dhunshme u raportuar për 35 të plagosur nga pala britanike më 11 qershor.