
Marseille ka befasuar Paris Saint-Germain, teksa ka eleminuar nga Kupa e Francës parisienët. Në një ndeshje ku u futën si favoritë Messi me shokë, ish skuadra e Lorik Canës është kualifikuar në çerekfinale. Marseille fitoi me rezultatin 2-1.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Stade Velodrome”. Alexis Sanchez zhbllokoi sfidën në minutën e 31-të duke kaluar në avantazh vendasit. Ishte Sergio Ramos ai që shkaktoi një penallti duke i dhënë mundësinë kilianit për të shënuar golin e parë. Ishte sërish qendërmbrojtësi që korigjoi gabimin duke shënuar me kokën në fund të pjesës së parë.
Vendasit nuk u ndalën dhe në minutën e 57-të, Malinovsky realizoi golin e dytë duke vulosur në këtë mënyrë fatin e takimit. Kësisoj mbyllet ky rrugëtim i Paris Saint Germain në këtë kompeticion të Kupës së Francës.