Vllaznia do të kthehet në shoqëri aksionere duke ndryshuar statusin e klubit. Shkodranët prej vitesh vuanin nën administrimin e Bashkisë, teksa nga e premtja pritet që 100 përqind e aksioneve të kalohen te privati. Do të jeta Alban Xhaferi që do të ketë aksionet më të shumta në klubin kuqeblu, teksa lajmi është konfirmuar nga News 24.
Pak ditë më parë, Bashkia Shkodër ka kërkuar aksionerë të rinj për klubin e futbollit, ndërsa hapi I radhës është ndryshimi I statusit ligjor. Sipas udhëzimeve të instancave ndërkombëtare, një klub nuk mund të mbahet nga strukturat shtetërore apo nga pushteti lokal.
Kështu, pas 8 vitesh debate Vllaznia do kalojë në duart e privatit, duke kthyer një tjetër faqe për futbollin shkodran, teksa do jetë Këshilli Bashkiak i Shkodrës që do votojë këtë të premte.