Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mbylli sezonin si trajner te Tirana, ish-sulmuesi i Partizanit transferoi Marçelino PREKËN te të kuqtë

Shkruar nga NEWSPORT

Arbër Abilaliaj është menaxheri i Marçelino Prekës, që mori vëmendje me transferimin nga Bylis te Partizani. Transferim ky i njoftuar javë më parë ekskluzivisht nga Newsport.al. Mbrojtësi i talentuar shkodran firmosi kontratë 4 vjeçare me opsion dhe për 1 vit tjetër, teksa dhe Abilaliaj ishte prezent gjatë hedhjes së firmës.

“Marrëveshje e mbyllur. Marçelino Preka te Partizani i Tiranës, lojtari i ri më i mirë në Shqipëri. Paç fat”, shkruan menaxheri i 19-vjeçarit në rrjetet sociale. Kujtojmë se Abilaliaj ishte trajner i Tiranës U-19 sezonin e kaluar.

Tashmë është kthyer në botën e futbollit si menaxher, ku u bë pjesë e këtij transferimi të bujshëm që i kushtoi Partizanit 60 mijë euro. Më parë ka luajtur si futbollist dhe për të kuqtë, ndërsa vazhdon të japë kontributin e tij jashtë fushës së blertë për të kuqtë.

Poll

Lexo gjithashtu