Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Maradona akuzon Portugalinë për lojë të dobët, gjithçka varet nga Ronaldo

Shkruar nga NEWSPORT
Maradona akuzon Portugalinë për lojë të dobët,

Portugalia e yjeve arriti me vështirësi të kalonte fazën e grupeve duke u renditur e treta në grup me tre barazime. Ronaldo dhe shokët e tij të skuadrës ishin në rrezik për kualifikimin deri në momentet e fundit të ndeshjes me Hungarinë. Barazimi i çmendur 3-3 me dy gola të Ronaldos tregoi edhe njëherë tjetër sesa skuadra iberike i falet lojës së yllit të madridit.

I të njëjtit mendim është edhe legjenda e futbollit argjentinas Armando Maradona. Ai është shprehur se loja e Portugalisë është e përgjysmuar nëse forma e Ronaldos nuk është ajo e duhura.

‘’Portugalia varet shumë nga Kristiano Ronaldo. Ai ishte i jashtëzakonshëm kundër Hungarisë, por ata bëjnë një lojë të përgjysmuar nëse forma e tij nuk është ajo e duhura. Ndeshja me Portugalinë do tregojë se ata janë një përfaqësuese e dobët. Ronaldo do të ketë hapësirën e tij në sulm po Portugalia ka lënë shumë hapësira në mbrojtje dhe mesfushë. Tani janë të ndaluara gabimet dhe Kroacia do të dijë ti shfrytëzojë këto hapësira. Kroatët e fillojnë ndeshjen si favorite’’, ka deklaruar ndër të tjera Maradona.

Ndeshja mes Portugalisë dhe Kroacisë do të luhet sonte në mbrëmje në orën 21:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga