![Në Iliridë ‘ligjin’ e bëjnë shqiptarët,](https://cdnimpuls.com/newsport.al/media3/-900-0-1715593293xbesa-doberdoll-739.jpg)
Futbolli në kampionatin e Maqedonisë së Veriut është ‘pronë’ e shqiptarëve. Ekipet nga Ilirida kanë dominuar e vazhdojnë të dominojnë në mënyrë absolute. Elita e futbollit udhëhiqet nga ekipet shqiptare ku 3 vendet e para janë thuajse gjithnjë Shkëndija, Shkupi e së fundmi Struga e cila u shpall kampion për të dytin vit rradhazi.
Jo vetëm emrat ‘BIG’, por në Ligën e Parë bëjnë pjesë edhe dy ekipe të tjera si Voska Sport e Gostivari të cilat siguruan pjesëmarrjen edhe për një sezon tjetër. Nga viti i ardhshëm do t’u shtohet edhe një tjetër skuadër shqiptare.
Besa Dobërdoll ia ka dalë të shpallet kampion në divizionin e dytë duke siguruar një vend në elitën e futbollit. Skuadra e cila me investime të shumta në çdo sektor, ka arritur të krijojë një ekip konkurues dhe nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.
Plot 6 skuadra shqiptare do të jenë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut nga 12 gjithsej dhe siç po duken gjërat, shqiptarët rivalitetin do ta kenë me njëri-tjetrin edhe për disa kohë.