Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Ernest Gjoka debuton me fitore te Shkupi, Shkëndija triumfon me 'poker' në derbin e shqiptarëve

Shkruar nga NEWSPORT
Ernest Gjoka debuton me fitore te Shkupi, Shkëndija triumfon me
Shkëndija

Ditën e sotme janë luajtur të gjitha ndeshjet e javës së 29-të të kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Në këto 6 sfida të kësaj jave u shënuan plot 23 gola.

Ernest Gjoka debutoi me fitore si trajner i Shkupit duke fituar me rezultatin 3-2 kundër Tikves. Në ndeshjen tjetër, derbin e shqiptarëve, Shkëndija fitoi pa probleme 4-1 përballë Gostivarit.

Në sfidat e tjera të kësaj jave, Voska Sport triumfoi 4-0 në shtëpi përballë Bregalnica Stip, ndërsa Struga u mposht 2-3 nga Sileks. Në krahun tjetër, Brera Strumica fitoi 2-0 me Vardarin dhe Rabotnicki barazoi 1-1 kundër Makedonija GP.

Me këtë fitore dhe duke përfituar nga humbja e Strugës, Shkupi barazon me pikë në vendin e parë ekipin e Shpëtim Duros, me të dyja ekipet që kanë nga 58 pikë. Në krahun tjetër, Shkëndija mbetet në vendin e 3-të me 55 pikë, ndërsa Gostivari me 37 të tilla, renditet i shtati.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga