Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Bledi Shkëmbi “maestro” përtej kufirit, luan “poker” me klubin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Bledi Shkëmbi “maestro” përtej kufirit, luan
Bledi Shkëmbi

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje të vlefshme për javën e 13-të të kampionatit të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Në dy sfidat e zhvilluara sot, u shënua një total prej 7 golash.

Struga e Bledi Shkëmbit fitoi në shtëpi 4-0 përballë ekipit tjetër shqiptar, Arsimit. Kështu, Struga shkon në vendin e parë me 32 pikë, ndërsa Arsimi me 15 të tilla mbetet i 7-ti.

Në krahun tjetër, skuadra e Bashkimit fitoi në fushën e saj me shifrat 2-1 përballë Rabotnickit. Skuadra shqiptare, Bashkimi, shkon në vendin e 5-të me 22 pikë, ndërsa Rabotnicki mbetet i parafundit me 7 të tilla.

Poll

Lexo gjithashtu