
Kanë luajtur sot dy ekipe shqiptare që militojnë në ligën e Maqedonisë së Veriut. Shkupi dhe Gostivari luajtën ndeshjet e javës së dytë të kampionatit.
Shkupi luajti derbin përballë Vardarit dhe arriti të fitonte me rezultatin minimal 0-1. Golin e vetëm për ekipin shqiptar, por dhe të vetmin e sfidës e shënoi Niltinho në minutën e 79-të.
Në krahun tjetër Gostivari nuk arriti të përballonte ekipin e Tikves. Shqiptarët u mundën me rezultatin 0-3 në shtëpi. Golat për Tikves u shënuan nga Kurez, Ibishi dhe Ivanovski.
Poll