Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mancini me shumë ndryshime në formacion, përballë Maltës kërkohet fitorja, Portugalia për të bërë detyrën në Luksemburg (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Mancini me shumë ndryshime në formacion, përballë

Në orën 20:45 Malta do të pres Italinë për ndeshjen e dytë eleminatore të Euro 2024. Të kaltrit vijnë pas atij rezultati zhgënjyer ndaj Anglisë në Napoli ku u mundën 1-2. Skuadra e Mancinit do të kërkojë patjetër fitoren sepse kualfikimi është detyrim për azzurët. Për këtë takim Mancini ka bërë disa ndryshime në formacion duke i besuar Romangolit në qëndër të mbrojtjes dhe Pessinën në mesfushë. Gjithashtu Gnoto do ta nis nga e para në të majtë të sulmit. Maltezët nga ana tjetër vijnë pas një disfate në Maqedoninë e Veriut ku u mundën 2-1.

Formacionet Zyrtare:

Malta (3-5-2): Bonello; Apap; Borg; Attard; Mbong; Yannick; Guillaumier; Muscat; Corbalan; Jones; Satariano. Trajner: Michele Marcolini

Italia (4-3-3): Donnarumma; Emerson; Romagnoli; Scalvini; Di Lorenzo; Tonali; Cristante; Pessina; Gnoto; Retegui; Politani. Trajner: Roberto Mancini

Portugalia do të luajë në transfertën e Luskemburgut. Luzitanët vijnë pas fitores 4-0 në shtëpi ndaj Liechtenstein ku Ronaldo shënoi dy gola. Takimi i sotëm gjithashtu nuk pritet të ketë shumë histori me portugezët që do të kërkojnë tre pikëshëin e rradhës. Trajneri Martinez i ka besuar sulmit edhe një herë Joao Felix dhe Ronaldos.

Formacionet Zyrtare:

Luxemburg (4-2-2-2): Moris; Jans; Martins; chanot; Pinto; Martins M; Gerson; Sinani; Barreiro; Rodrigues; Thill. Trajner: Luc Holtz

Portugali (5-3-2): Patricio; Dalot; Antonio Silva; Dias; Pereira; Mendes; Fernandes; Palhinhna; Silva; Ronaldo; Joao Felix. Trajner: Roberto Martinez

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga