Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rikthehet me "Derbin e Europës" Champions League, Atletico synon të thyejë “mallkimin” ndaj Realit

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehet me "Derbin e Europës" Champions League, Atletico synon

Gjysmëfinalet e Champions nisin me derbin ndërmjet Realit dhe Atletico Madrid, që luhet sot në mbrëmje në "Santiago Bernabeu". Skuadrat e kryeqytetit spanjoll do të ndeshen për herë të tretë në katër vitet e fundit në fazën me eliminim direkt.

Duele nga të cilat Reali ka dalë gjithmonë fitues. Në dy përballjet e fundit në finale, skuadra e Simeone-s ka pësuar humbje: fillimisht në Lisbonë në edicionin 2013-’14 dhe më pas në Milano në sezonin 2015-’16.

Edhe këtë herë, skuadra e Zinedine Zidane do të presë “colchoneros” me synimin që të vazhdojnë ecurinë pozitive përballë Atletico-s dhe pse jo të kualifikohet në finalen e këtij edicioni në Cardiff. Edhe këtë herë, statistikat favorizojnë Realin.

Të kualifikuar në gjysmëfinale për të shtatin sezon radhazi, ecuri që përbën një rekord të turneut, “Los Blancos” ashtu si edhe Juventusi, janë e vetmja skuadër që nuk e njeh humbjen në këtë edicion. Reali ka shënuar të paktën dy gola në secilën nga dhjetë ndeshjet e këtij sezoni.

Megjithatë, misioni nuk është aspak i lehtë. Skuadra e Simeones është një kundërshtar aspak komod për Realin, edhe pse është ekipi gjysmëfinalist që ka realizuar më pak gola: 13 të tillë. Atletico ka shansin të hakmerret për finalet e humbura dhe të synojë fitimin e trofeut, të cilit në disa raste i ka shkuar pranë, por asnjëherë nuk ka arritur ta fitojë.

Formacionet e mundshme të ekipeve për ndeshjen gjysmëfinale vajtje te Ligës së Kampioneve në futboll, që do të luhet sot në mbrëmje, janë:

Real Madrid: Keylor Navas – Carvajal, Varane (ose Nacho), Ramos, Marcelo – Modric, Casemiro, Kroos, Isco (ose Asensio) – Benzema, Cristiano Ronaldo.

Trajner:  Zinédine Zidane (FRA)

Atletico Madrid: Oblak – Lucas Hernandez (ose Vrsaljko), Savic, Godin, Filipe Luis – Saul, Koke, Gabi, Carrasco – Griezmann, Gameiro.

Trajner: Diego Simeone (ARGJ)

Arbitër: Martin Atkinson (ANG)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga