Ndeshja e Shqipërisë ndaj Francës është ndjekur me shumë interes edhe nga shqiptarët e Malit të Zi. Nën një atmosferë elektrizuese tifozët janë grumbulluar për të mbështetur djemtë e Kombëtares së bashku. Pavarësisht humbjes tifozeria nuk ka ngurruar për asnjë moment të brohorasë në mbështetje të Kombëtares. Organizatorët e këtij grumbullimi kanë qenë Tifozat Kuq e Zi në sheshin qëndror në Tuz dhe kanë veshur nme ngjyrat Kuqezi jo vetëm sheshin por edhe Pallatin e Kulturës së qytetit .Sjellja e tifozëve ka qenë korrekte dhe ata kanë njoftuar se do të kenë edhe grumbullime të tjera për të vazhduar të mbështetur Kombëtaren në ndeshjet e saj. 
 
  
https://youtu.be/EmoaeYZfYa0?t=10
              	  		Galeria fotografike ()
              	  	
				    Poll
 
                                 
 
 
 
 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       