Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lushnja kërkon timonier të ri, drejtuesit takim me ish-trajnerin e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Lushnja kërkon timonier të ri, drejtuesit takim me ish-trajnerin e

Lushnja ka nisur përgatitjet për pjesën tjetër të sezonit nën drejtimin e Blerim Hasallës,m ekëtë tgë fundit që do të jetë në krye të skuadrës deri në gjetjen e një timonieri të ri nga ana e drejtuesve. Tashmë prej kohës janë në kërkim të një emri të ri për stoline skuadrës e cila luan në Kategorinë e Parë, ndërsa janë lakuar disa kandidatë.

Pas refuzimit të Gugash Maganit, duket se drejtuesit duan një emër cilësor për t’i besuar çelësat e Lushnjës, ku tashmë në skenë sipas shtypit të shkruar ka dalë emri i ish-trajnerit të Partizanit.

Bëhet fjalë për Klevis Dalipin. 46-vjeçari pritet të shpejti të takohet me drejtuesit e Lushnjës për të vendosur pikat mbi “i” dhe për të finalizuar marrëveshjen. Kujtojmë se Dalipi ishte në krye të Apolonisë për 3 ndeshje, ndërsa më pas u largua.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga