
Ndeshja e javës së 12-të ndaj Orikut do të ishte e fundit për trajnerin Blerim Hasalla, i cili edhe pse siguroi fitoren nuk do të jetë më pjesë e skuadrës lushnjare. Tashmë te skuadra e Kategorisë së parë kanë nisur punën për gjetjen e një zevëndësuesit me drejtuesit që kanë pikasur disa emra.
Mes tyre ata kanë tentuar të afrojnë edhe ish-trajnerin e Teutës, aktualisht në krye të Besës, Gugash Magani. Edhe pse bisedimet mes palëve avancuar, marrëveshja mes tyre nuk është arritur akoma, por mbetet të presim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, pasi merkatoja e janarit pritet të sjellë surpriza.
Megjithatë nga krahu tjetër Besa mund të bëhet pengesë për arritjen e marrëveshjes mes Maganit dhe Lushnjes, pasi kavajasit po bëjnë paraqitje pozitive me ish-trajnerin e Teutës në stol. Aktualisht renditen ën vendin e 5-të me 19 pikë, 5 më pak se Dinamo që kryeson Kategorinë e Parë.