Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lushnja e merr seriozisht, arrihet marrëveshja për sezonin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Lushnja e merr seriozisht, arrihet marrëveshja për sezonin e ri

Skuadra e Lushnjës duket se nuk do të jetë vetëm për shëtitje në këtë sezon futbollistik. Myzeqarët e drejtuar nga trajneri Gugash Magani priten te jenë pretendentë për rikthimin në Superiore.

Së fundmi, klubi i Lushnjës ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me një kompani uji të pijshëm. Lajmi bëhet me dije përmes faqes zyrtare ku shkruhej:

“Klubi i futbollit Lushnja, skuadra e parë dhe Akademia, do të kenë një mbështetje edhe më të madhe materiale dhe financiare në sezonin e ri!

Kryetarja e bashkisë, njëkohësisht Presidente e klubit të futbollit Lushnja firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit me përfaqësuesit e uji e pijshëm mineral "Acqua Julia", Ali Kasa dhe Alban Kasa.

Dëshira e kompanisë "The Water Co", për të mbështetur klubin e Lushnjës në këmbim të rritjes së markës përmes mundësive që jep audienca e gjërë që prek futbolli, është një mundësi për të dyja palët, pse jo për ta thelluar bashkëpunimin në të ardhmen!”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga