Raxha Naingolan i dërgon një mesazh me zë të lartë dhe të qartë Senad Luliç: "Thuaj jo racizmit".
Kjo është fotoja e postuar nga mesfushori i Romës në Instagram dhe bashkangjitur me një mesazh shumë të saktë: "Dikush duhet të mësojë këto tri fjalë".
Referenca është e qartë: Naingolan i drejtohet pikërisht mesfushorit të Lacios, i cili pas derbit të djeshëm u shpreh për Ridiger: "Ai shiste çorape para dy vjetësh, ndërsa tani bën si lojtar i madh".
[caption id="attachment_61396" align="alignnone" width="655"] Postimi i Naingolan[/caption]
[caption id="attachment_61400" align="alignnone" width="300"] Senad Lulic
[caption id="attachment_61401" align="alignnone" width="300"] Antonio Ridiger[/caption]