
Elbasani dhe Bylis do të luajnë ndeshjen e prapambetur e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” do të startojë në orën 18:00.
Para kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur Sulejman Starova.
“Kjo ndeshje po sfidon finalen e Superkupës. Elbasanin mezi e presim në Superiore pasi ka një tifozëri të mrekullueshme. Është kënaqësi që ndeshen dy kryesueset e Kategorisë së Parë. Me siguri janë drejt rrugës së Superiores.
Loja ka studim dhe momente, skuadra më e aftë është ajo që mban topin më tepër. Elbasani ka detyrim para tifozërisë së tij. Duhet ta fitojnë ndeshjen. Ka një obligim më të madh për Elbasanin. Çdo ndeshje ka presion, por problemin më të madh e ka Elbasani”, është shprehur Sulejman Starova.