
Në orën 20:45 në “Fortuna Arena” do të zbresin Çekia dhe Shqipëria për të bërë mes tyre edhe llogaritë për 3 pikëshin. Ky takim është i vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024 dhe për të dyja ekipet është shumë i rëndësishëm.
Kuqezinjtë e Sylvinhos janë të bindur se në mbrëmjen e sotme nuk kanë rrugë tjetër veçse fitores. Marrja e 3 pikëve do të ishte mjaft pozitive për djemtë tanë pasi do të afroheshin akoma më shumë me europianin e Gjermanisë, ndërsa do të merrnin edhe komandën e grupit.
Pritet që mbi 3 mijë tifozë të jenë të pranishëm në Pragë për të parë nga afër kombëtaren dhe për të bronoritur emrat e lojtarëve nmë mënyrë motivimi për ta. Gjithsesi për të gjithë ata që nuk kanë mundur të udhëtojnë në Pragë do të mund të shikojnë ndeshjen nga ekrani i televizorit.
Kjo përballje do të vijë falas në shtëpitë tuaja, teksa Klan Tv do të transmetojë Live. Të gjithë tifozët do të kenë mundësinë të mbështetin kuqezinjtë, ndërsa shpresojmë që të marrin një rezultat pozitiv. Përveç Klan Tv, kjo ndeshje do të transmetohet edhe në Digitalb në “Supersport”.